TIRANE – Niveli i lartë i kredive të këqija, që shihet si një rrezik për rritjen ekonomike të vendit, duket se është marrë seriozisht nga qeveria. Me rekomandimet edhe të misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, shumë shpejt do të ngrihet një grup ndërministror për të menaxhuar këtë situatë edhe reduktuar ndikimin e tyre në kredidhënie. Për ministrin e Financave kjo është një nga format më emergjente për të mbështetur zhvillimin e biznesit dhe për t’i dhënë një frymëmarrje ekonomisë.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me Shefin e Misionit të FMN-së, ministri Cani tha se në muajin qershor, qeveria pritet të emetojë në tregjet ndërkombëtare financiare, eurobondin, që sipas tij nuk është një borxh i ri.

Për FMN-në, realizimi sipas marrëveshjes i të ardhurave në buxhet përjashton mundësinë e rritjes së mëtejshme të taksave.

Fondi Monetar Ndërkombëtar i rekomandoi qeverisë, vijimin e reformës në sektorin energjitik, pavarësisht rezultateve të arritura.

(ar.sh/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: