Ministrja e Ekonmisë dhe Financave, Anila Denaj, tha nga foltorja e Kuvendit se ditën e sotme do të firmoset me bankat marrëveshja e dytë bankare, që mundëson likuiditet për të gjitha bizneset, në këtë periudhë të vështirë të koronavirusit.

Ministrja Denaj u shpreh se është duke u punuar për programin e rimëkëmbjes së ekonomisë, duke theksuar se ky proces është konsultuar me ekspertë ndërkombëtarë dhe kryesisht të Bankës Botërore,

“Naftëtarët e Ballshit, kanë në llogarinë e tyre bankare pagesën sipas aktit normativ. Janë duke u shqyrtuar mbi 470 kërkesa të proceduara nga bankat dhe sot firmosim me bankat marrëveshjen për garancinë e dytë bankare që mundëson likuiditet për të gjitha bizneset.

Përtej paketës së ndihmës ne jemi duke punuar në programin e rimëkëmbjes. Programi i rimëkëmbjes është punuar edhe me mbështetje të ndërkombëtarëve dhe kryesisht të Bankës Botërore, që do të ndihmojë në ringritjen e ekonomisë”, tha Denaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb