TIRANE-Qeveria do të subvencionojë fermerët deri në 70% të normës së interesit për kreditë që do të marrin për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme në sektorin e bujqësisë. Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) do të jetë institucioni që do të ofrojë skemat e financimit për mbështetjen e bizneseve bujqësore prodhuese dhe agropërpunuese, me qëllim nxitja e investimeve dhe kreditimit bankar në bujqësi.

I konsideruar nga ekspertët e fushës si një prej skemave më të sukseshme në mbështetjen e bujqësisë, subvencionimi i normës së interesit, po aplikohet për të shtatin vit radhazi. Këtë vit sipas udhëzimit të miratuar nga qeveria, kreditimi përmes subvencionimit të interesit ë do të merren për aktivitetet e mëposhtme:

– Ruajtjen dhe përpunimin e produkteve bujqësore, blegtorale, akuakulturës, shpendëve dhe bimëve medicinale;
– Mekanizimin e bujqësisë, blegtorisë, akuakulturës dhe bimëve medicinale;
– Ndërtimin e objekteve që do të shërbejnë për mbarështimin e kafshëve, shpendëve e të akuakulturës;
– Ndërtimin e serave për kultivimin e perimeve dhe prodhimin e fidanëve e të produkteve të tjera bujqësore.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: