Recete nga znj Eneida
Përbërësit

2 vezë të plota L
2 të verdha veze
75 gr sheqer
450 ml qumësht

Për karamelin
110 gr sheqer
4 lugë ujë
1 lugë lëng limoni

Pergatitja
Rrahim vezët me sheqerin me dorë për 5 minuta.
Më pas i kalojmë në kullesë që të ikin flluskat.
Shkrijmë sheqerin në tigan dhe i shtojmë ujin me lugë me ngadalë që të mos ngrijë sheqeri dhe në fund i shtojmë lëngun e limonit.
Karamelin e shtojmë në forma, e rrotullojmë formën që karameli të shkojë kudo. Presim 2 minuta sa të ngrijë dhe i mbushim kupat me kremin.
Me një kartpecetë heqim ndonjë flluskë të mundshme anash dhe nga lart, e mbushim treçerek me ujë të nxehtë dhe e pjekim në 160 gradë për 1 orë afërsisht.
E provojmë me kunjë, dhe nëse del e pastër, janë pjekur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb