Nga: ZONJA KATERINA

1 litër qumësht
5-6 kokrra vezë
1 filxhan çaji sheqer
Lëkurë limoni

Shkrijmë dy lugë sheqer me një lugë ujë dhe e lemë derisa sheqeri të karamelizohet.

Nxehim qumështin duke vendosur dhe një lëkurë limoni. Ndërkohë rrahim vezët me sheqerin, shtojmë më pas qumështin e ngrohtë. E trazojmë mirë dhe e kullojmë me sitë duke e hedhur në një formë keku familjare ku më parë kemi hedhur karamelin e shkrirë. E vendosim më pas formën me kremkaramel në banjomari (në një tavë me ujë të ngrohtë) dhe e fusim në furrë në temperaturën 180-200 gradë Celsius për 25-30 minuta.
(er.cu/vila24/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb