Nga: ZONJA KATERINA

3-4 të verdha veze, 2 lugë miell , 3 lugë niseshte, 500 ml ujë, 1 filxhan lëng limoni, 200 gr sheqer, 1-2 lugë gjalpë, 1 bustinë vanilje
2 filxhanë pana pastiçerie, 1 filxhan pluhur arrë kokosi ose biskota, 1 filxhan fruta të thata, Cipa e 1 limoni

Fillimisht rrahim panën duke e bërë marengë dhe e vendosim në frigorifer.Ndërkohë përgatisim kremin. Në një tenxhere hedhim ujin, lëngun e limonit dhe gjysmën e e sasisë së sheqerit. E lemë të ngrohet, ndërkohë në një enë përziejmë vezët me sheqerin e mbetur, më pas shtojmë miellin, niseshten dhe vaniljen. E përziejmë mirë duke shtuar pak nga pak lëngun e përgatitur të ngrohtë. E trazojmë mirë derisa të bëhet një masë kremoze. Masën e përgatitur më pas e shtojmë në tenxhere dhe e lemë derisa të lidhet. E largojme më pas nga soba duke shtuar dhe pak gjalpë.

Grijmë biskotat së bashku me frutat e thata. Më pas bëjmë servirjen në gota ëmbëlsirash ose në tasa të vegjël duke hedhur në fillim miellin e biskotave me fruta të thata. Më pas shtojmë kremin e përgatitur dhe pastaj panën. E dekorojmë në fund me pak reçel ose fruta të thata.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb