Nga Zonja Katerina
Përbërësit

800 gr karrota, 1 filxhan sheqer, 2-3 lgj niseshte, 1 portokall (lëng + cipë), 1 vanilje, 3 filxhanë ujë, 1 pako biskota, Arrë kokosi dhe fistikë për servirje.

Përgatitja

Lajmë karrotat, i pastrojmë dhe i grijmë në feta të holla. I vendosim më pas karrotat në një tenxhere duke shtuar 2 filxhanë ujë dhe i lemë të ziejnë për 20-25 minuta.

Pasi karrotat të kenë zier plotësisht i kalojmë në blender duke i kthyer në pure. Shkrijmë niseshten me 1 filxhan ujë dhe e hedhim tek pureja e karrotës. Shtojmë më pas dhe lëngun e portokallit së bashku me cipën, sheqerin dhe vaniljen. E përziejmë mirë masën derisa të lidhet dhe të bëhet kremoze.

Marrim një tavë dhe vendosim një rresht me biskota, mbi biskota vendosim një shtresë me krem, përsëri një rresht me biskota dhe një shtresë me krem. Në fund e spërkasim me pluhur arrë kokosi dhe fistikë, e lemë të mpikset mirë dhe më pas e kemi gati për ta servirur.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: