Nga: ZONJA KATERINA

100 ml çaj me fruta pylli, 1 gotë luleshtrydhe + 1 lgj sheqer, 4 të verdha veze, 100 gr sheqer

Vendosim një lugë gjelle çaj me fruta pylli (ose një zarf çaji) në 100 mililitër ujë të nxehtë te aromatizohet. Presim luleshtrydhet në kubikë të vegjël, i hedhim një lugë sheqer dhe i vendosim në frigorifer. Rrahim të verdhat e vezëve me sheqerin dhe shtojmë çajin e ngrohtë duke e përzier. Vazhdojmë trazimin në temperaturë të ulët të sobës derisa të bëhet një masë kremi e lidhur.

Pasi kremi të jetë gati, marrim gotat e servirjes dhe në fund vendosim një shtresë me luleshtrydhet e marinuara dhe më pas kremin e përgatitur. Sipas dëshirës për dekor dhe shije mund të vendosim pak fruta të thata.

(er.cu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: