Recete nga znj Eneida
Përbërësit

1 mollë e madhe në kubikë
250 ml qumësht kokosi
2 lugë sheqer
1 vanilje
1/2 filxhan çaji ujë
1.5 lugë ose 20 gr niseshte
Kanellë për dekorim

Përgatitja
Mollën e vendosim në zierje bashkë me qumështin e kokosit dhe sheqerin me temperaturë të ulët deri sa të zbutet molla. Më pas e bluajmë mirë me mikserin e dorës. Në një tas trazojmë niseshten me ujin dhe ia shtojmë qumështit dhe mollës dhe i vendosim në zjarr duke i trazuar deri sa të mpikset masa. Më pas e kalojmë në tasa, e pudrosim me kanellë nga lart dhe e lëmë të ftohet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: