Nga: ZONJA KATERINA

1 pako biskota
1 filxhan qumësht
1 kavanoz komposto pjeshke
2 lugë niseshte
2-3 lugë sheqer
Fara lini ose fara kia
Fara susami

Vendosim në blender komposton, shtojmë niseshten dhe sheqerin dhe kremin pure të realizuar e vendosim në një tenxhere në zjarr. E trazojmë derisa kremi të marrë valë dhe të lidhet.

Lagim biskotat në qumësht dhe i vendosim në një formë ëmbëlsire. Shtojmë kremin e pjeshkës dhe e spërkasim të gjithë sipërfaqen me miks farash lini, kia, susami, etj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb