MOSKË– Kremlini dënoi sot dhunën e cilësuar absolutisht të papranueshme të kryer disa ditë më parë nga një kontigjent huliganësh, kryesisht rusë në Marsejë në përfundim të ndjeshjes së futbollit Rusi-Angli në Kampionatin Euro 2016, duke u bërë thirrje tifozëve rusë të mos i përgjigjen provokimeve.

“Ne kemi për detyrë t’i bëjmë thirrje kampit tonë të tifozëve të mos i përgjigjen provokimeve, nga cilado anë qofshin ato”, deklaroi për shtypin zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov duke shtuar se konfrontimet fizike mes tifozerisë ruse dhe asaj angleze janë absolutisht të papranueshme.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: