RUSI– Kremlini ka dënuar kërcënimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të zgjeruar sanksionet e saj kundër Rusisë në lidhje me helmimin e një ish-agjentit të dyfishtë rus në qytetin e Salisbury në fillim të këtij viti.

“Edhe një herë në mënyrën më vendimtare refuzojmë akuzat për përfshirjen e mundshme të qeverisë ruse në atë që ka ndodhur në Salisbury”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov para gazetarëve.

“Ne besojmë se është kategorikisht e papranueshme vendosja e kufizimeve të reja, të cilat së pari i konsiderojmë të paligjshme, në lidhje me çështjen Salisbury”, tha Peskov për agjencinë shtetërore të lajmeve TASS.

Krerët britanikë kanë akuzuar qeverinë ruse për përgjegjësinë e helmimit, duke thënë se krimi ishte kryer me një armë kimike të zhvilluar nga Rusia e identifikuar si Noviçok.

Ambasada ruse në Uashington iu përgjigjet kërcënimeve me sanksioneve të reja duke kërkuar një “hetim të hapur dhe transparent të krimit të kryer në Salisbury.

“Ne jemi mësuar të mos marrim fakte apo prova. Pala amerikane nuk pranoi t’i përgjigjet pyetjeve tona, duke pretenduar se informacioni është i klasifikuar”, tha ambasada në një deklaratë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb