Kremlini thotë se rrjeti amerikan televiziv, Fox News, duhet të kërkojë falje për atë që Moska ka vlerësuar se janë komente “të papranueshme” të një gazetari të këtij kanali lidhur me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Dmitry Peskov, zëdhënës i presidentit Putin, tha sot në Moskë se komentet e gazetarit, Bill O’Reilly, se Putini është “vrasës” janë “ofenduese dhe të papranueshme”.

Ai tha se Kremlini do të dëshironte që nga Fox News të “pranonte një kërkim falje nga presidenti”, shkruan Rel.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: