Kremlini hodhi të premten si “provokim” akuzat e Ukrainës se një dron rus kishte dëmtuar strehën e kontrollit në termocentralin bërthamor të Çornobilit gjatë natës.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov deklaroi  se ai nuk kishte informacion të saktë për incidentin e supozuar, por se Rusia nuk sulmon infrastrukturën bërthamore.

“Ushtria ruse nuk e bën këtë. Ata nuk e bëjnë. Ky ka shumë të ngjarë  të jetë vetëm një provokim tjetër,” tha Peskov.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy dhe mbikëqyrësi i energjisë bërthamore i OKB-së thanë se nivelet e rrezatimit mbetën normale pas incidentit, i cili erdhi pasi zyrtarët e lartë të SHBA-së, Ukrainës dhe Evropës u mblodhën në Konferencën e Sigurisë në Mynih për të diskutuar luftën në Ukrainë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb