Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka deklaruar se raportimet në lidhje me sulmet e mundshme kibernetike të SHBA-së kundër sistemeve të qeverisë ruse provokojnë shqetësime serioze.

Duke komentuar një artikull në New York Times ku thuhet se shërbimet e inteligjencës amerikane planifikojnë një seri veprimesh kundër rrjeteve të qeverisë ruse në tre javët e ardhshme, Peskov tha se informacioni është “alarmues”.

“Ky është një informacion alarmues, sepse është një çështje mjaft e njohur amerikane që pranon mundësinë, për më shumë, njofton mundësinë e sulmeve kibernetike të cilat nuk janë gjë tjetër veçse krim ndërkombëtar kibernetik. Fakti që çështja pranon mundësinë që shteti amerikan mund të përfshihet në këtë krim kibernetik është një arsye për shqetësimin tonë ekstrem”, u tha Peskov gazetarëve në Moskë.

Sa i përket përfshirjes së Rusisë në sulmet kibernetike kundër SHBA-së, Peskov këmbënguli se ajo kurrë nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë lidhje me ndonjë manifestim të krimit të tillë kibernetik dhe terrorizmit kibernetik.

Të dielën, New York Times tha se në tre javët e ardhshme do të kryhen një seri veprimesh klandestine nëpër rrjetet ruse “që synojnë të jenë të dukshme për presidentit Vladimir Putin dhe shërbimet e tij të inteligjencës dhe ushtrisë, por jo edhe për botën e gjerë”.

Raporti justifikon planet për sulmet kibernetike si “hakmarrja kundër Rusisë për hakimet në shkallë të gjerë të agjencive qeveritare amerikane dhe korporatave të zbuluara në fund të vitit të kaluar”//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb