Ministria ruse e Mbrojtjes ka bërë me dije se ka filluar evakuimi i forcave të plagosura ukrainase nga punimet e çelikut Azovstal në Mariupol, ndësrtesë ku ata kanë javë tashmë që janë të bllokuar.

“Më 16 maj, si rezultat i negociatave me përfaqësuesit e ushtarakëve ukrainas të bllokuar në territorin e Uzinës Metalurgjike Azovstal në Mariupol, u arrit një marrëveshje për largimin e të plagosurve. Aktualisht, në zonën e ndërmarrjes është vendosur një regjim armëpushimi dhe është hapur një korridor humanitar, përmes të cilit ushtarakët ukrainas të plagosur po dërgohen në një institucion mjekësor në Novoazovsk, në Republikën Popullore të Donetskut, për t’u siguruar atyre të gjitha ndihmën e nevojshme,” deklaroi kjo ministri, raportoi CNN.

Novoazovsk është rreth 25 milje (40 kilometra) nga Mariupol.

Ky lajm nuk është konfirmuar akoma nga autoritetet ukrainase.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb