Kremlini ka reaguar ashpër pasi Britania deklaroi se do të dërgojë sërish armë të avancuara në Ukrainë.

Moska ka paralajmëruar Perëndimin se furnizimi i një raundi të ri armësh më të avancuara në Ukrainë nuk do të ndryshonte rrjedhën e luftës.

“Tanket që Britania planifikon të dërgojë në Ukrainë ‘do të digjen’. Ata po përdorin Ukrainën si mjet për të arritur qëllimet e tyre kundër Rusisë, por këto tanke do të digjen dhe po ashtu edhe të tjerët”, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

Më herët Britania deklaroi se do të dërgojë 14 nga tanket kryesore të betejës Challenger 2 si edhe mjete të tjerë ushtarake në Ukrainë gjatë javëve të ardhshme.

Por pavarësisht kësaj Peskov ka thënë se furnizimet nga vende si Britania apo Polonia nuk do të ndryshonin luftën në Ukrainë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb