Kremlini përgënjeshtroi kategorikisht akuzat e Britanisë së Madhe për përfshirjen e Moskës në sulmin kibernetik “NotPetya” në qershor 2017, që nisi nga Ukraina dhe Rusia para se të përhapej në pjesën tjetër të botës.

“Përgënjeshtrojmë kategorikisht të tilla deklarata. Ne i gjykojmë si të pabaza. Kjo nuk është tjetër përveç se vazhdimësia e një fushate rusofobe”, deklaroi për gazetarët zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov.

Britania e Madhe akuzoi sot qeverinë ruse, veçanërisht ushtrinë ruse si përgjegjëse të këtij sulmi që preku mijëra komjutera në vitin 2017, shkruan atsh.

Mes kompanive të prekura bënin pjesë kompania ruse e naftës “Rosneft”, transportuesi detar danez “Maersk”, laboratori farmaceotik amerikan “Merck”, kompania franceze e materialeve të ndërtimit “Saint-Gobain” si dhe kompania publicitare britanike “WPP”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb