Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka reaguar në lidhje me lajmin se Finlanda do të aplikojë për t’u anëtarësuar në Aleancën ushtarake të NATO-s.

Peskov tha se hyrja finlandeze në NATO është padyshim një kërcënim për Rusinë.

“Finlanda është bashkuar me hapat jomiqësorë ndaj Rusisë të ndërmarra nga BE-ja, gjë që ishte një çështje keqardhjeje dhe një arsye për një përgjigje simetrike”, tha ai, raporton The Guardian.

Zëdhënësi i Kremlinit tha se të gjithë duan të shmangin një përplasje të drejtpërdrejtë midis Rusisë dhe NATO-s dhe se zgjerimi i NATO-s nuk do ta bëjë botën apo Evropën më të qëndrueshme.

Peskov tha se sulmet në rajonet ruse në kufi me Ukrainën do të thotë se nevojiten masa shtesë për të garantuar sigurinë e atyre rajoneve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb