Kremlini ka deklaruar ditën e sotme përmes zëdhënësit Dmitry Peskov se tanket që Britania planifikon të dërgojë në Ukrainë “do të digjen”.

Mbretëria e Bashkuar tha të shtunën se do të dërgonte 14 tanke “Challenger 2” si dhe mbështetje të tjera të avancuara artilerie në javët e ardhshme.

Peskov hodhi poshtë ndikimin e armëve të reja që dërgohen nga Britania, si dhe ato që furnizohen nga Polonia, duke pretenduar se ato nuk do të ndryshojnë situatën në terren, teksa shtoi se tanket e reja do të “digjen ashtu si të tjerët”.

Më tej Peskov pretendoi se forcat ruse nuk shënjestruan ndërtesa banimi në sulmin e tyre të fundit raketor, kur vetëm dy ditë më parë një raketë goditi një kompleks apartamentesh në Dnipro, duke vrarë të paktën 35 persona.

Peskov pretendoi se “situata” në Dnipro ishte rezultat i kundër-raketave dhe mbrojtjeve ajrore ukrainase.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb