Autoritetet ruse kanë shpallur gazetën e pavarur të lajmeve Meduza si një “organizatë të padëshiruar” sot, duke ndaluar menjëherë aktivitetin faqes së tyre të internetit në Rusi.

Kremlini gjithashtu ka ndaluar çdo shtetas rus që të bashkëpunonte me Meduza-n ose gazetarët e saj.

Në një deklaratë, Prokurori i Përgjithshëm i Rusisë tha se organi i lajmeve me bazë në Letoni “paraqet një kërcënim për themelet e sistemit kushtetues dhe sigurinë e Federatës Ruse”.

Meduza, një nga faqet e pavarura të lajmeve më të lexuara në Rusi, tha se do të vazhdojë të funksionojë pavarësisht përcaktimit të qeverisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: