Forcat ruse po gjuajnë raketa ajrore me koka bërthamore të rreme drejt objektivave ukrainas, pasi sipas ministrisë britanike të Mbrojtjes rezervat e raketave të Rusisë janë shumë të ulëta.

Në një përditësim nga shërbimet e Inteligjencës britanike, ministria tha se improvizimi nga forcat luftarake të presidentit Putin “nuk ka gjasa të arrijë efekte të konsiderueshme”.

Provat e sjella nga britanikët rezultojnë se janë disa fotografi të raketave AS-15 Kent të lëshuara nga ajri që janë rrëzuar, të cilat thuhej se ishin projektuar në vitet 1980 si një sistem i sulmeve bërthamore.

Sakaq, ministria bëri me dije se kokat bërthamore mund të jenë zëvendësuar me një material i cili përdoret për përforcimin e strukturave në mjetet e lundrimit, me shpresën e Kremlinit që raketat të shpërqendrojnë mbrojtjen ajrore të Ukrainës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb