Nga Erjon Skëndaj

PRAGE– Festa e 105 vjetorit të pavarësisë ka bërë bashkë shqiptarë dhe miq të Shqipërisë e mes tyre personalitete të njohur, diplomatë, akademikë, njerëz të artit dhe biznesit që jetojnë dhe punojnë në Ceki, të cilët morën pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasadori i Shqipërisë në Pragë, z. Riza Poda. Festa e flamurit është nderuar edhe nga Presidenti i Senatit të Parlamentit Çek, z. Milan Stech, senatorë si dhe të tjerë zyrtarë të lartë. Himni i flamurit i kënduar nga i madhi Kastriot Tusha ka emocionuar të pranishmit e shumtë që kishin mbushur sallën kryesore të “Zofin Palace”, një nga më elitaret dhe më të bukura të Pragës.

Plot 95 vite më parë Shqipëria do të vendoste marrëdhënie diplomatike me Çekinë, Marrëdhënie këto që pas afër një shekulli vlerësohen të shkëlqyera.

“Dy vitet e fundit radhazi volume i shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve, ka shënuar rritje të ndjeshme, është dyfishuar numri i turistëve çekë që vizituan Shqipërinë. Falënderojmë për mbështetjen e palëkundur që Çekia i ka dhënë e i jep Shqipërisë në proceset e saj integruese evropiane”- theksoi ne fjalën e tij Ambasadori i Shqipërisë në Pragë, Riza Poda.

Nga ana e tij kreu I senatit cek Stech shprehu dëshirën e madhe për të vizituar shqipërinë gjatë 2018 me qëllim forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve mike.

“Çekia e shikon Shqipërinë si një partner të besueshëm dhe përpiqet ta ndihmojë atë në procesin e integrimit europian. Qëllimi jonë është të thellojmë si kontaktet politike ashtu dhe ato ekonomike e kulturore dhe të jemi shembull për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore mes njerëzve.” U shpreh në fjalën e tij Presidenti i Senatit të Parlamentit Çek Milan Stech.

Festa e flamurit në pragë ka vazhduar gjatë me këngë shqiptare burimore nga grupi i mirënjohur “Sazet e Përmetit” ndërkohë që të ftuarit kanë shijuar verë shqiptare si dhe disa gatime dhe ëmbëlsira tradicionale të përgatitur nga familjarët e stafit diplomatik në Pragë dhe veprimtarë pranë Ambasadës.
Zërit të të madhit Kastriot Tusha i është bashkuar edhe mezzo-sopranoja e Teatrit Kombëtar të Operas së Pragës, Michale Zajmi e shoqëruar në piano nga Egli Prifti.

Një performancë të shkëlqyer ka dhënë edhe violonçelisti virtuoz Bledar Zajmi, i cili ia ka dalë të shkëlqejë si solist në orkestrën e teatrit Kombëtar të Operas në Pragë.
Paralelisht në mjediset e sallës më të famshme në Pragë ishte hapur dhe një ekspozite fotografike me pamje të zgjedhura nga Shqipëria turistike, e fotografit të njohur Roland Tasho si dhe disa postera që promovojnë Shqipërinë turistike.

Në pritje morën pjesë edhe shumë studentë shqiptarë që studiojnë në universitetet çeke, si dhe bashkatdhetarë nga trojet shqiptare në Ballkan që jetojnë dhe punojnë në Çeki.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: