Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, priti në një takim disa nga sportistët që morën pjesë në Lojërat Mesdhetare në Oran të Algjerisë, ku Shqipëria bëri një paraqitje historike me 4 medalje, dy prej tyre ari, si asnjëherë tjetër.

“Dita nisi bukur sot me kampionët tanë që sapo janë kthyer me medalje nga Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”. Krenar për kampionët tanë” – shkruan Kushi në faqen e vet zyrtare.

Mes sportistëve ishte edhe fituesi i medaljes së argjendtë në stilin e shkëputjes, peshëngritësi Erkand Qerimaj, i cili para një muaj u shpall kampion Europe

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb