Ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Malaj, reagon pas vendimit të Shqipërisë për të strehuar mijëra afganë, duke u shprehur se ndjehet krenar “që shqiptarët po i tregojnë edhe një herë botës se Besa është një vlerë e rrënjosur thellë në kulturën tonë”.

Në një postim të gjatë në “Facebook”, teksa shprehet se nuk i përjashton rreziqet e ardhjes së afganëve në vendin tonë, Malaj rendit edhe disa aspekte pozitive, që sjell strehimi i tyre në Shqipëri.

Kështu, mes të tjerash, ai thekson se “Biznesi shqiptar duhet të përfitojë nga ardhja e këtyre individëve me aftësi të veçanta dhe të trajnuar mirë si përkthyes, si menaxherë, si ekspertë në IT ose ne sigurine kibernetike e tje”.

Postimi i plotë i Malajt:

Mirësetëvini !!! Personalisht ndjehem krenar që shqiptarët po i tregojnë edhe një herë botës se Besa është një vlerë e rrënjosur thellë në kulturën tonë. Nuk i përjashtoj rreziqet kur ua kemi hapur derën ujgurëve, irakianëve të kampit Ashraf dhe aktualisht afganëve që bashkëpunuan me SHBA-në dhe koalicionin anti terrorizëm në Afganistan. Në secilin rast, ne kemi pasur debate publike të shëndetshme por disa edhe të mbingarkuara nëse këto raste do të dëmtonin seriozisht marrëdhëniet e Shqipërisë me Kinën në rastin e 5 ugureve, apo qe siguria kombëtare do te rrezikohej jo pak nga vendosja ne Shqiperi e muhaxhe dineve apo tani në rastin e afganëve që kanë shërbyer në funksione të ndryshme të administratës ndërkombëtare në aleancën kundër terrorizmit. Por ne duhet të shikojmë edhe aspektin pozitiv :
1. Ne jemi një vend i vogël, por 5 ujgurët, 2.500 muhaxhedine ose 1000 apo edhe me shume afganët – nuk rrezikojnë sigurinë tone kombëtare, të lehtësuar nga anëtarësimi në NATO;
2. Numri i tyre është shume i vogel për të tronditur ekuilibrat etnikë, fetarë, socialë apo politikë ne Kosove dhe Shqiperi;
3. Shqipëria duhet të shfrytëzojë pozitivisht çdo mundësi për të zgjeruar gjeografinë e dashamirësisë dhe fisnikërisë së saj. Këta individë dhe këto familje që po “perfitojne” nga kultura shqiptare e certifikuar ne historine e saj se “Shtëpia e shqiptarit eshte e mikut dhe zotit”, mund të jenë ura të rëndësishme për të ardhmen tonë, si komb dhe një vend i mirëpritur në rritjen e bashkëpunimit kulturor, social dhe të biznesit.
4. Biznesi shqiptar duhet të përfitojë nga ardhja e këtyre individëve me aftësi të veçanta dhe të trajnuar mirë si përkthyes, si menaxherë, si ekspertë në IT ose ne sigurine kibernetike e tje.
5. Universitetet publike ashtu edhe ato private mund të shikojnë mundësi konkrete për të zgjeruar multikulturalizimin e stafeve të tyre akademike si një element i rëndësishëm në diversifikimin dhe fleksibilitetin e programeve dhe studentëve nga keto vende dhe rajone;
6. Sfida reale e shoqerise tone do te jete sa prej tyre do te parapelqejne te qendrojne ne Shqiperi dhe jo sa shpejte ata do te evakuohen nga Shqiperia.
Sigurisht një bashkëpunim sa me efektiv efektiv deri ne detaje midis të gjitha institucioneve kushtetuese në fushën e sigurisë, një komunikim më i mirë publik dhe një harmonizim sa më i mirë në të gjithë procesin e mikpritjes së tyre që po i ndihmojmë për t’i shpëtuar vdekjes – konkretizon dhe konsolidon vlerën e mikpritjes si një pasuri kombetare e përhershme e vlerave njerëzore të kombit shqiptar.
Drejtuesit politikë në këto kohë të vështira – kanë vetëm një detyrim për t’iu përgjigjur vullnetit pozitiv të popujve të tyre me dinjitet, përulësi dhe larg çdo tendence për përfitime personale.
Vetëm në këtë mënyrë trashëgimia e tyre politike mbetet pjesë e trashëgimisë së vlerave fisnike të kombit shqiptar.
Nqs vleresohet se duhet te nje skeme e shperndarjes se tyre ne zona apo edhe familje te ndryshme, besoj se do te jemi shume shqiptare qe mund te ofrojme cdo ndihme per keta njerez fisnik nga Afganistani qe mirepriten, ju sherbyen me dashuri dhe perkushtim edhe trupave shqiptare ne misionet e tyre ne Afganistan.
Koha per solidaritet fisnik me çdo fatkeq nga kjo situate tragjike ne Afganistan, qe lutemi te mbaroj sa me shpejte.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb