Mediat e huaja dhe veçanërisht ato të rajonit i kanë kushtuar vëmendje të madhe koncertit madhështor të Rita Orës në Kosovë me rastin e 10-vjetoririt të pavarësisë.

Rubrikat përkatëse në portalet e ndryshme dhe gazetat online nga vendet e rajonit kanë shkruar për ardhjen e këngëtares së famshme në Prishtinë.

Më poshtë jua sjellim disa prej titujve në mediat kroate, boshnjake dhe serbe, lidhur me koncertin e Rita Ores në Kosove:

“Rita Ora mbajti koncert në Kosovë – Në një triko seksi, këngëtarja e famshme krijoi spektakël në Kosovë: ‘Jam krenare që jam shqiptare’” – është titulli i Dnevnik.hr.

“Kosovë / Rita Ora këndoi në Prishtinë para 300.000 njerëzve: Unë jam shqiptare krenare” – shkruan RadioSarajevo.ba.

“Rita Ora mbajti koncert spektakolar në Prishtinë: Krenohem që jam shqiptare” – është titulli i Klix.ba.

“Rita Ora këndoi në festën e Pavarësisë së vetëshpallur të Kosovës, menjëherë pas koncertit u largua nga Prishtina!” – shkruan Telegraf.rs.

rita ora

“Rita Ora gjysmë e zhveshur në Kosovë” – shkruan Mondo.rs.

“Ua dhuroi një koncert për 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës – Ylli botëror, Rita Ora, mbajti koncert në Prishtinë para 300.000 njerëzve” – është titulli i 100posto.hr.

“Rita Ora këndoi gjysmë e zhveshur në Kosovë – Jam krenare që jam shqiptare” – shkruan Blic.rs duke iu referuar fjalës shqiptare në mënyrë ofenduese.

General view of Rita Ora's concert during celebration of the 10th anniversary of Kosovo's independence in Pristina

“Prishtina në këmbë, Rita Ora këndoi para 300.000 kosovarëve” – ka shkruar Vecernji.hr.

Edhe artikujt në mediat e rajonit janë të shoqëruar me fotografi dhe video nga performanca e yllit botëror në kryeqytetin tonë.

Kujtojmë që Rita Ora kryesoi koncertin kryesor festiv në kuadër të dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, njofton Telegrafi.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=1&v=b66zGdwQxyA

(d.d/BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: