Nga: ZONJA ENEIDA

Për krepat:
2 vezë
350 ml qumësht
150 gr miell
Pak kripë
Kopër
Majdanoz
Nenexhik
Vaj ulliri

Për mbushjen:
200 gr spinaq
Djath gorgonzola
Djath Edam
2-3 kërpudha
1 lugë miell
1 gotë qumësht
Parmixhano Ghidetti
Kripë

Trazojmë qumështin me vezët, miellin, kripën dhe shtojmë erëzat. E lëmë brumin të pushojë dhe më pas i bëjmë krepat në tigan duke hedhur brumin me garuzhde.

Ndërkohë skuqim spinaqin me pak vaj ulliri.

Mbushin krepat me spinaq, gorgonzola dhe djath edam, i rrotullojmë dhe i vendosim në tavë.

Në tigan me vaj ulliri skuqim kërpudhat. Shtojmë miellin, i skuqim pak bashkë dhe shtojmë qumështin gradualisht duke formuar një krem. Kremin e hedhim mbi krepat në tavë, shtojmë djath parmixhano të grirë dhe i pjekim për 30 minuta në 200 gradë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb