Kreu i Policisë së Beratit dhe punonjësit e tjerë kanë dhuruar gjak për fëmijët talasemikë.

“Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, krahas angazhimeve të tjera për sigurimin e rendit dhe sigurisë publike, iu përgjigjën thirrjes së Kryqit të Kuq për të dhuruar gjak për fëmijët talasemikë.

Drejtori i DVP Berat z. Neritan Nallbati, shefat e sektorëve, punonjës të forcës “Shqiponja”, të Policisë Rrugore dhe të Rendit në Drejtorisë Vendore Berat, paraditen e sotme, kanë dhuruar gjak, duke dëshmuar se Policia me humanizëm dhe sakrifica është dhe mbetet përherë pranë komunitetit dhe në shërbim e ndihmë të tij. Në këtë kontekst u realizua dhe dhurimi i gjakut për fëmijët talasemikë. #DhuroGjak #DhuroJetë”, thuhet në mesazhin e policisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb