MAQEDONIA E VERIUT

Teksa Maqedonia e Veriut lufton ndaj COVID-19, dy figurat më të rëndësishme të vendit që do të përballen në zgjedhjet e parakohshme për postin e kryeministrit dhe qeverisë janë në karantinë të detyruar në shtëpitë e tyre.

Bëhet fjalë për ish- kryeministrin dhe kreun e LSDM, Zoran Zaev si dhe kreun opozitar apo pasardhësin e Gruevskit në VMRO- DPMNE Hristjan Mickoski që nga testi i parë dolën negativ për COVID-19.

Në fakt të dy ata u karantinuan pasi patën intervista me një kryeredaktor televizioni që rezultoi negativ. Zaev përfundon afatin e karantinës nesër teksa do të testohet sërish bashkë me familjen për të mësuar edhe testin e dytë. Ai shpreson që në maj Maqedonia e Veriut t’i kthehet jetës normale teksa vendin e drejton kryeministri teknik Oliver Spasovski.

Po ashtu Mickoski përfundon nesër ditën e shtatë kur do të testohet sërish dhe shprehet i sigurt se do të rezultojë negativ pasi nuk ka asnjë shenjë nga COVID-19/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb