Gazetari i njohur, Milaim Zeka ishte i ftuar në News24 me moderatoren Çenkuela Hasa në ‘Fitstation’. Ai komentoi ndër të tjera qëndrimin e Albin Kurtit në 20 muaj qeverisje kundrejt drejtuesve të arrestuar të UÇK-së në Hagë.

“Albin Kurti ka 20 muaj në pushtet dhe nuk ka folur një fjalë për shefin e grupit parlamentar të lëvizjes ‘Vetëvendosje’ zotin Rexhep Selimi i cili është i arrestuar në Hagë bashkë me Jakup Krasniqin, me Hashim Thaçin e Kadri Veselin. Vjosa Osmani e Albin Kurti nuk e kanë përshëndetur as vizitin që bëri në Hagë te krerët e UÇK-së Edi Rama, as atë të ish presidentit që ishin bashkë me Behxhet Pacollin, heshtje totale. Futu në Google dhe shiko çfarë mbrojtje i ka bërë shteti Millosheviçit që ka shkaktuar genocid, çfarë mbrotje heroike. Ke dëgjuar ti si gazetare ndonjë deklaratë të Vjosa Osmanit apo Albin Kurtit që ndjejnë keqardhje që ata janë të arrestuar, asnjëherë”- tha Milaim Zeka.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: