Disa media amerikane kanë raportuar së fundmi se zyrtarë të lartë të ushtrisë ruse janë duke mbajtur bisedime për përdorimin e një arme bërthamore taktike në Ukrainë, por është ende e paqartë nëse vetë presidenti Vladimir Putin ka marrë pjesë në këto diskutime.

Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se shqetësimi i Uashingtonit zyrtar është gjithnjë e në rritje në lidhje me një sulm të mundshëm të natyrës bërthamore.

“Ne ende nuk kemi parë ndonjë indicie apo tregues se rusët po bëjnë përgatitje për një sulm të tillë, por e gjithë kjo situatë është shqetësuese për ne,” tha të mërkurën John Kirby, një zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Kohët e fundit Putin mohoi të kishte ndonjë qëllim për të përdorur armë bërthamore në Ukrainë, por e përshkroi konfliktin atje si pjesë e përpjekjeve të Perëndimit për të siguruar dominimin global, për të cilin ai këmbënguli se janë të destinuara të dështojnë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: