21 vepra në skulpturë janë pjesë e ekspozitës së Kreshnik Xhikut në galerinë “Fab” pranë Universitetit të Arteve. Vetë skulptori vjen në një bisedë mbi metodat e artit dhe rëndësinë e formës

Elemente të folklorit që përçojnë traditën shqiptare, personazheve të ditëve tona, silueta që në një vepër janë thjesht linja, në një tjetër e marrin trajta e forma më konkrete. 21 vepra në disa materiale shfaqen në ekspozitën e skulptorit Kreshnik Xhiku.

Kreshnik Xhiku: “Mënyra se si stilizohen motivet e kostumet popullore, ose xhubleta që është kaq e bukur, e kam parë si shkas për të bërë një skulpturë të bukur”.

Tri dekada pas rënies së regjimit komunist, kohë në të cilën arti zyrtar i lëvruar ishte ai i realizmit socialist dhe ccdo dalje nga konturet e tij ishte krim, arti tashmë ka marrë kahe të tjera. Artistërt janë të lirë të eksperimentojnë me formën, përmbajtjen e konceptin. Xhiku flet për simbiozë por shpesh arti sot është më shumë shpjegimi që i jepet se sa forma e tij.

“Pyetja është shumë e bukur. Tani këtu ka disa qëndrime. Kur nisi demokracia njerëzit patën një përqafim të madh ndaj modernes dhe u dukej realizmi i vjetruar. Sot në botë ka shumë piktorë që punojnë dhe janë të suksesshëm tani dhe që janë figurativë, s’po them realizëm se fjala realizëm lidhet gjithnjë me socializmin, por po them figurativë- domethënë që ti sheh një skulpturë a pikturë dhe e sheh që ai është një njeri. Realizmi ka filluar të ketë një zë prapë, ndërsa në një këndvështrim tjetër, mund të jetë realiste, mund të jetë abstrakte, mund të jetë bashkëkohore- rëndësi ka të jetë e bukur, nuk ka rëndësi se ccfarë është”

Ekspozita do të jetë e hapur deri më 18 prill në galerinë FAB pranë Universitetit të Arteve.

(News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb