Tre tërmete të njëpasnjëshme kanë tronditur Kretën mbrëmjen e sotme në vetëm 8 minuta. Lëkundja më e fortë ishte 3.9 e shkallës rihter 10 km në juglindje të Arkalochorit me thellësi 5 km.

Ndërkohë pas pak minutash është regjistruar një tjetër tërmet me magnitudë 3.3 i pasuar nga më i fundit me magnitudë 3.1 ballë.

Prej disa kohësh Kreta është kthyer në një epiqendër tërmetesh në Greqi, veçanërisht Arkalochori ku pak javë më parë u shënua edhe një viktimë.

Mediat greke kanë shpërndarë edhe një udhëzues për qytetarët se çfarë duhet të bëjnë në rast tërmeti.

Ajo sugjeron të gjithë ata që ndodhen në të shtëpi të ruajnë qetësinë dhe të ulen pranë një mobilie të fortë duke mbështjellë këmbët me duar. Udhëzuesi rekomandon të mos dilni menjëherë nga shtëpia dhe të largoheni nga dritaret dhe muret e jashtme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: