Në prill të vitit 2020 qendra e Strombeek-Bever në Belgjikë u trondit nga të shtënat, teksa pronari i një picerie, 42-vjeç u qëllua për vdekje brenda biznesit të tij.

Autori u largua, por pak më vonë u arrestua nga policia në Merchtem. Ai i kishte vënë flakën automjetit në të cilin ndodhej arma e vrasjes, e më pas u largua me biçikletë.

Nga hetimet rezultoi se e gjithë ngjarja kishte lidhje me trafikun e drogës dhe më pas u zbulua se pronari i picerisë që mbeti i vrarë ishte kreu i një organizate droge.

Në dhjetor 2020 u kryen një sërë kontrollesh nëpër banesat e të dyshuarve. Kjo tregoi se 12 anëtarët, kryesisht shqiptarë dhe bullgarë, importonin dhe eksportonin kokainë nga Strombeek-Bever. Ata kishin tregtuar të paktën 84 kilogramë kokainë, gjithmonë duke ndjekur të njëjtën rrugë”, u zbulua në prokurorinë belge.

Por një tjetër proces pritet te fillojë në Belgjikë, ku bëhet fjalë për autorin e vrasjes së pronarit të picerisë. Ai është një vrasës shqiptar me pagesë i quajtur Afrim Mema, 38 vjeç.

Nga 2 tetori, gjykata në Leuven do të merret me vrasjen e 42-vjeçarit. I akuzuari Afrim Mema prej arrestimit është në burg dhe mbetet në pritje të gjykimit. Sakaq, ai ka pranuar se ishte punësuar si atentator për të vrarë viktimën.

Të martën më 5 shtator palët do të përcaktojnë se cilët dëshmitarë do të paraqiten në seancën paraprake. Të mërkurën e datës 27 shtator do të përbëhet juria popullore, të hënën më 2 tetor do të nisë vetë procesi gjyqësor me leximin e aktakuzës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: