Nga KLODIANA HAXHIAJ* DURRËS- 540 objekte janë përjashtuar përfundimisht nga procesi i legalizimeve në qarkun e Durrësit. Këto objekte janë ndërtuar në zonat arkeologjike, rrethrrotullime, poshtë linjave të tensionit të lartë, dhe zona me rrisk të lartë.

Ky fakt është bërë i ditur nga Drejtori i ALUIZNI-t në Durrës Flamur Gjuzi. Në 31 dhjetor mbyllet afati i vetëdeklarimeve nga banorët, ndërsa në qarkun e Durrësit për dy muaj janë dorëzuar mbi 10 vetëdeklarime, ndërtime pa leje të bëra pas mbylljes së procesit.

Të gjitha procedurat në zyrat e ALUIZNI-t bëhen falas, përveç pagesës së truallit. Edhe për truallin janë disa kategori që e kanë falas. Ndërsa për ata që paguajnë rregullisht energjinë zbritja është në masën 10%.

3 mijë certifikata legalizimi janë përfunduar gjatë vitit 2014, nga ALUIZNI në Durrës. Janë rreth 43.000 ndërtime informale në qarkun Durrës të cilat janë vetëdeklaruar për legalizim në vitet 2005, 2006 dhe 2013.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb