TIRANË- Flamur Gjuzi, drejtori i ALUIZNI-t në Durrës hedh poshtë të gjitha akuzat e ish-kryeministrit Sali Berisha për gazin lotsjellës të përhapur në godinën e institucionit që drejton.

I pyetur nga gazetarja Klodjana Haxhiaj, Gjuzi përgënjeshtron Berishën dhe thotë ndër të tjera se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen nga ky post.

“Jam në zyrë me të gjithë punëtorët e mi. Është e vërtetë që është ndjerë një erë nga jashtë. Era ishte rëndë dhe lajmërova policinë. Ndërkohë që i kërkova stafit të dalim jashtë për faktin se zyrat janë të vogla e të ngushta dhe godina e amortizuar. Nuk pasi asnjë lloj shqetësimi as për stafin”,- sqaroi ai për BalkanWeb.

Gjuzi sqaroi ndër të tjera se nuk është prekur asnjë dosje dhe i dha një mesazh ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Zotit Berisha si ish-kryeminisër dhe si mjek i them se gëzojmë shëndet të plotë e të mirë. Nuk ka pasur gaz lotsjellës, nuk është vërtetuar asgjë nga policia. Arshiva ku janë dosjet nuk është e prekur. I bëj thirrje si simpatizant i LSI-së që të votojë edhe ai për ne më 25 Qershor”,- raporton ai për BalkanWeb.

Sa për aromën e rëndë që është ndjerë brenda zyrave të ALUIZNI-t, gazetarja Klodiana Haxhiaj raporton për BalkanWeb se dyshohet të kenë ardhur nga ndonjë kanal i hapur, pasi dje Durrësi u përmbyt, por nuk përjashtohet as mundësia e gazit të rrjedhur në ndonjë prej kondicionerëve të katit të parë të godinës 6-katëshe. Sakaq policia ka nisur hetimet për ngjarjen.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: