TIRANE – Në një komunikim telefonik në “News24”, kreu i ARRSH, Dashamir Xhika renditi akset problematike në vend, ku qarkullimi i automjeteve është vështirësuar si pasojë e shkarjes së masiveve të dheut dhe gurëve.

Zoti Xhika bëri të ditur se në aksin Tiranë-Elbasan qarkullohet vetëm me një korsi, ndërsa u bëri apel drejtuesve të mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

“Gjatë ditës së sotme kemi patur probleme të shumta, si shkarja e një masivi në aksin Tiranë –Elbasan. Përpara në ore ka filluar të rrëshqasë edhe një pjesë tjetër masivi, që po mbahet nën kontroll dhe po merren masa për të mos dëmtuar rrugën. Aktualisht në këtë aks kalohet vetëm me një korsi. U bëhet thirrje drejtuesve të mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit. Eshtë situatë serioze”- tha kreu i ARRSH.

Ndërkohë me një aks qarkullohet edhe në aksin Elbasan-Cërrik-Gramsh, i cili u bllokua mbrëmë si pasojë e shembjes së rrugës.
Kreu i ARRSH-së tha se probleme ka edhe në veri të vendit, për shkak të shkarjes së masiveve të gurëve.
“Situata është problematike, por ndërhyrja e kontraktorëve ka bërë të mundur që qarkullimi të jetë në funksion”- deklaroi Xhika.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: