KUMANOVE– Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, gjatë ditës së sotme ka qëndruar në qytetin e Kumanovës ku qytetarët i ka mirë informuar në lidhje me rëndësinë e votimit më 30 shtator, që njëherësh është datë historike për Maqedoninë, pasi si asnjëherë më parë ky vend është afër për të hyrë në NATO.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti tha se më 30 shtator votohet për stabilitet, paqe, siguri, si parakusht themeltar për zhvillim dhe përparim ekonomik.

“Nuk ka ekonomi nuk ka investime pa patur stabilitet të qëndrueshëm, pa patur siguri. Më 30 shtator votohet për marrëdhënie ma të mira ndëretnike, me 30 shtator votohet edhe për gjeneratat që do të lindin sepse plan B nuk ka, alternativa e vetme është që ky projekt me 30 shtator të votohet dhe të dal i suksesshëm. Me 30 shtator votohet për koncept se a do të jemi konceptit dhe filozofisë perëndimore apo do jemi të asaj lindore. Sa ma shumë që të dalim me 30 shtator aq më të fortë do jemi kthim pas nuk ka, ata që mendojnë që ka kthim pas vetëm ëndërrojmë ne do ecim përpara”, u shpreh Ahmeti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb