KLP do të mblidhet ditën e nesërme për të votuar dhe vendosur nëse Aida Hajnaj, zv. drejtoresha e Policisë së Shtetit do të jetë apo jo kryetare e BKH-së.

Aida Hajnaj u propozua nga SPAK ditën e djeshme pasi 3 rivalët e tjerë të saj ishin skualifikuar.

KLP nesër mblidhet në orën 12:00 dhe pikërisht çështja e Aida Hajnajt është në krye të axhendës. Aida Hajnaj pritet të jetë kryetarja e Byrosë Kombëtare të Hetimit ose e quajtur ndryshe si ‘FBI’-ja shqiptare.

PD paralajmëroi përzgjedhjen e Aida Hajnajt në krye të BKH-së teksa akuzoi Ramën se me vendosjen e saj do të kapë edhe këtë institucion të rëndësishëm të drejtësisë.

NJOFTIMI NGA KLP

KËSHILLI I LARTË I PROKURORISË

RENDI I DITËS
MBLEDHJAPLENARE
30Korrik2020

Informacion mbi mbledhjen

Ø Dita/Data: E Enjte,30.07.2020
Ø Ora: 12:00
Ø Kohëzgjatja: ———
Ø Vendi: ——————–(organizohet online)
Ø Thirrur nga: Kryetari
Ø Pjesëmarrësit: Anëtarët

Kjo mbledhje do të organizohet online në lidhje Zoom me të gjithë anëtarët e Këshillit, si dhe te ftuar përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, programet, EURALIUS dhe OPDATnë kushtet e distancimit socialsi rezultat i pandemisë COVID-19.

Rendi i ditës

1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes plenare të datës 27.07.2020.
2. Emërimi i Drejtueses sëByrosëKombëtare të Hetimit znj. Aida Hajnaj.
3. Miratimi i projektaktit “Për miratimin e lejes së papaguar të znj. Armanda Xhaferri prokurore në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.
4. Miratim i projektaktit “Për caktimin e përkohshëm në pozicionin e Drejtueses së Prokurorisëpranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec znj. Dorina Bejko ”.
5. Miratimi i projektaktit “Për caktimin e përkohshëm në pozicionin e Drejtuesit tëProkurorisë pranë Gjykatës së Apelit Korçë znj. Ollga Visi”.
6. Miratimi i projekaktit “Për caktimin e përkohshëm në pozicionin e Drejtuesit tëProkurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastëre z. Julian Çafka” .
7. Miratimi i projektaktit “Për shtyrjen e caktimit të afatit të zhvillimit të seancës dëgjimore tëlidhje me procedimin disiplinor të filluar ndaj magjistrates Elina Kombi me detyrë prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: