Kryetari i Degës Lokale të Partisë Demokratike në qytetin e Korçës, Andrea Mano ka dhënë dorëheqjen nga ky post.

Referuar burimeve pranë PD-së, gazetarja Lorena Kodra raporton për “BalkanWeb” edhe arsyet pse Mano e ka ndërmarrë këtë veprim.

Burimet bëjnë me dije se Mano do të bëhet pjesë e garës për deputet, ndërsa ende nuk dihet se kush do të emërohet në vend të tij.

Është udhëzim i kryesisë së PD-së, që për të gjithë drejtuesit lokalë që do të hedhin kandidaturën për deputet do tu duhet të japin dorëheqjen pasi do të fillojë fushata e propozimeve dhe emrave që do të përfshihen në listën e deputetëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb