Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço deklaroi se për kompanitë amerikane kanë hasur pengesa dhe vonesa të papërligjura sa i takon proceseve gjyqësore.

Në një deklaratë për mediat, Jaço tha se kjo ka ndodhur në rastet kur gjyqtari është në proces vettingu, apo kur bëhen ndryshime.

“Vijojmë që të kemi vonesa në çështjet gjyqësore që janë të hapura. Disa nga këto vonesa janë të papërligjura, disa prej tyre kanë të bëjnë me atë që e dimë të gjithë, pasi disa prej gjyqtarëve janë në proces vettingu apo kemi pasur ndryshime në rolin e tyre. Vonesa ka ardhur dhe kjo është një nga ankesat që kanë bizneset. Di të them që vazhdojmë të kemi probleme, pasi disa prej çështjeve të mprehta s’po zgjidhen.”, pohoi Jaço.

Duke u ndalur tek Prokurimet publike, Jaço tha se ka dhe raste kur ato iu jepen disa kompanive të caktuara.

“Ne mendojmë se komuniteti i BE, ka bërë disa rekomandime të mira për prokurimet publike. Me informacionet që kamë, ato rekomandime po përmbushen. Ne mendojmë se ka hapësirë për përmirësim të mëtejshëm, për krijimin e një fushë të barabartë për të gjithë. Siç është ajo që ka të bëjë me performancën e kompanive që fitojnë tendera shtetëror. E rëndësishme për ne do të ishte dhe transparenca e shtuar jo vetëm në procesin e tenderimit por dhe në procesin e kontraktimit të saj dhe implementimit të saj. Ne mendojmë se këto elementë do të përmirësojnë shumë marrëdhënien dhe do të adresojnë çështjen se investimet e caktuara përfitohen nga kompani të caktuara.”, tha ai.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb