“Detyra e federatës është që të bëjë çdo gjë, gjithnjë duke respektuar shëndetin e çdo protagonisti, për të të rikthyer në lëvizje sistemin, por edhe për të frenuar krizën ekonomike, që rrezikon të kompromentojë në mënyrë të pandreqshme pasionin e italianëve për këtë lojë të shkëlqyer”, ka theksuar presidenti i FIGC, Gabriele Gravina.

Futbolli italian ka humbur deri më tani 500 milionë euro dhe rrezikon të shkojë më shumë. “Vetëm për periudhën e bllokimit të Covid-19 humbjet kanë shënuar 500 milionë euro, ndërsa vetëm rikthimi në fushë do bënte të mundur që të shpëtoheshin 700 milionë euro në total. Të ardhurat në total kapin shifrën e 4.7 miliardë eurove, nga këto 23% (1.1 miliardë euro) vijnë nga kampionatet diletante, moshat, federata dhe të ligave të futbollit. Pjesa e mbetur, 3.6 milionë euro, vjen nga futbolli profesionist. Duke parë se çka gjeneron futbolli, është e kuptueshme përse federata këmbëngul për rifillimin,” theksoi Gravina.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb