KOSOVA

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka sulmuar në seancë parlamentare Avdullah Hotin për bisedimin e tij në serbisht me Presidentin Vuçiç.

Selmi i tha Hotit se Vuçiçit duhet t’ia priste qartazi në shqip se nuk dinte serbisht. Për më tepër ai shtoi se Hoti turpëroi kosovarët në Bruksel dhe se nuk është i serbishtes ashtu siç bën shefi i tij, Isa Mustafa.

“A duhet që të shkosh para raportimit të ta mësosh serbishten, çka tu dashtë serbishtja, apo hoqe dorë nga reciprociteti dhe zgjodhe të flasësh serbisht. Është dashur ti thuash shqip që nuk e di serbishten. Po kush me i thanë Hoti e Hyseni. Razumem pomalo i the. Na turpërove kryeministër. Ti nuk je i serbishtes, për dallim nga shefi yt i partisë”- u shpreh Selimi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb