Kreu i ish-të përndjekurve politikë, Besim Ndregjoni, njëri nga 7 kandidatët për të drejtuar institucionin e Avokatit të Popullit, i bën thirrje opozitës të reagojë për të ndalur zvarritjen e këtij procesi.

Ndregjoni kërkon që opozita të mbështesë një nga 7 emra dhe mazhoranca ta vonojë pa zvarritje, pasi ky institucion i takon opozitës.
Si njëri nga 7 kandidatët në këtë garë, Ndregjoni u bën thirrje deputetëve të votojnë për të, në mënyrë që për herë të parë këtë institucion ta drejtojë një ish-i përndjekur politik.

Çështja e avokatit të popullit e mbetur peng që nga viti 2023, duket se do të marrë zgjedhje në seancën e datës 13 shkurt kur deputetët do të duhet të votojnë për një nga 7 emrat që janë në garë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: