Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, i ka dërguar kryeministrit të rizgjedhur grek Aleksis Cipras, një letyër pas shpalljes së rezultateve. Tusk tha se detyra e Cipras është të rimëkëmbë ekonominë greke dhe të ulë numrin e të papunëve.

“Shumë nga sfidat me të cilat po përballet Europa janë të njëjta me ato që po përballet dhe Greqia siç janë: kriza e refugjatëve dhe krijimi i nje rritje të qëndrueshme ekonomike dhe vendeve të punës. Unë besoj se Greqia, me qeverinë tuaj të re do të kontribuojë në mënyrë konstruktive për të gjetur zgjidhje përballë këtyre sfidave. Përkushtimi juaj për zbatimin e programit ekonomik është thelbësor në mënyrë që të ecim përpara në procesin e rimëkëmbjes ekonomike”, thuhet në letër.

Ndërkohë në një reagim të tij presidenti François Hollande tha se rezultati i zgjedhjeve është një zhvillim i rëndësishëm si për Greqinë ashtu dhe për Evropën. Kreu i Elizesë tha se tashmë detyre kryesore e qeverisë Cipras është që të drejtojë vendin drejt stabilitetit afatgjatë. Hollande paralajmëroi dhe një vizitë të tij në Greqi, gjatë javëve të ardhshme.

Sakaq, Cipras është uruar për fitoren edhe nga presidenti i PE-së, Martn Shulc, presideni i eurogrupit, Dijselblom, nga presidenti francez Holond etj.

(el.sp/BalaknWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb