Kryetari i Konferencës Ipeshkvore Monsignor Angela Massafra i ka dërguar një mesazh solidariteti kreut të Komunitetit Mysliman Bujar Spahiu pas ngjarjes së ndodhur sot në xhaminë “Dine Hoxha” në Tiranë.

Massafra shkruan se lajmi na ka tronditur të gjithëve dhe shpreh solidaritetin e të gjithë Kishës katolike në Shqipëri duke kërkuar zbardhjen sa më shpejt të ngjarjes.

I lutemi Zotit për ju të gjithë, që po jetoni edhe muajin e Ramazanit, për të plagosurit, për komunitetin tuaj e të gjithë shqiptarët që paqja dhe e mira të mbretërojë në zemrat tona e që ngjarje të tilla të mos përsëriten më.

Mesazhi i solidaritetit i Mons. Angelo Massafra
Shumë i Nderuar Zoti Bujar Spahiu
Kryetar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë,

Lajmi i sulmit me thikë nga një individ në xhaminë e Dine Hoxhës në Tiranë ku kanë mbetur të plagosur disa besimtarë myslimanë na ka tronditur të gjithëve.

Duke shpresuar që ngjarja të zbardhet sa më shpejt në të gjitha detajet e saj, ju shprehim juve, e nëpërmjet jush, të plagosurve e familjeve të tyre, afërsinë e solidaritetin e të gjithë Kishës katolike në Shqipëri.

I lutemi Zotit për ju të gjithë, që po jetoni edhe muajin e Ramazanit, për të plagosurit, për komunitetin tuaj e të gjithë shqiptarët që paqja dhe e mira të mbretërojë në zemrat tona e që ngjarje të tilla të mos përsëriten më.

Zoti na bekoftë të gjithëve!
Mons. Angelo Massafra o.f.m.
Kryetar i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb