KOSOVE– Kreu i Kuvendit të Kosovës anulon vizitën e tij në Shqipëri, të parashikuar për t’u zhvilluar ditën e nesërme. Shkak për këtë është bërë thirrja me urgjencë për mbledhjen e nesërme të kryesisë së Kuvendit të Kosovës, ku pritet të caktohet seanca e jashtëzakonshme që do të mbahet pasdite.

Në rend të ditës do të jenë amendamentet kushtetuese që i hapin rrugë themelimit të Gjykatës Speciale, shkruan “kohavision”, ndërsa mësohet se ftesa u është dorëzuar shefave të grupeve parlamentare.

Seanca pritet të nisë prej orës 13:00.

“Pikërisht për këtë, një delegacion i Kuvendit në krye me kryeparlamentarin Kadri Veseli ka anuluar një vizitë të paraparë për në Shqipëri”.

Partitë opozitare vazhdimisht janë deklaruar kundër themelimit të Speciales, ndërsa pozita, presidentja dhe misionet diplomatike bëjnë thirrje që Kuvendi ta votojë para se një gjë të tillë ta bëjë Këshilli i Sigurimit.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb