Shefi i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, i tha agjencisë së lajmeve Associated Press se qëllimi i kufizimit të ngrohjes globale në 1.5 gradë Celsius është “mbështetja e jetës në tokë”. Ai tha se samiti për klimën i OKB-së që po mbahet në Glasgou të Skocisë ndoshta nuk do të rezultojë me premtimet e qeverive që të bëjnë uljen e mjaftueshme të emetimeve të gazrave serrë.

Para përfundimit të samitit më 12 nëntor, është rritur presioni ndaj qeverive për të arritur një marrëveshje kuptimplote për klimën. Por, shefi i OKB-së tha gjithashtu se deri në momentin e fundit “ekziston shpresa”. Shkencëtarët thonë se kufizimi i rritjes së temperaturës globale në 1.5C do të ndihmojë njerëzimin të shmangë ndikimet më të këqija klimatike.

Në Paris në vitin 2015, liderët botërorë u zotuan të parandalojnë ngrohjen globale në botë në 1.5 gradë Celsius përmes reduktimeve të emetimeve të gazrave serrë. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së shtoi se premtimet për të reduktuar emetimet janë të pakuptimta derisa vendet vazhdojnë të investojnë në lëndët djegëse fosile.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: