Gjykata Speciale e Hagës ka lëshuar fletë-arresti për kryetarin e Organizatës së Veteranëve të Luftës në Kosovë, Hysni Gucati për vepra penale kundër administrimit të së drejtës, praktikisht për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës”. Neni 392 i Kodi Penal të Kosovës parasheh dënimin për këtë akuzë 5 deri në burgim të përjetshëm.

Po ashtu theksohet se ai ka “penguar administrimin e drejtësisë” duke publikuar “informacione konfidenciale” të rrjedhura prej saj.

ZPS bëri publike edhe urdhër-arrestin që thekson se Gucati zhvilloi tre konferenca për shtyp, më 7, 16 dhe 22 shtator konferenca në të cilat ka bërë të njohur informacione konfidenciale që mund të dëmtojnë procese hetimore.

Qoftë Dhomat e Specializuara, qoftë dhe EULEX nuk përmendën deklaratat e tyre arrestimin e nënkryetarit të OVL-së, Nasim Haradinaj.

Gucati e Haradinaj u arrestuan të premten disa javë pasi Organizata e Veteranëve të Luftës mori disa dokumente të rrjedhura nga Gjykata Speciale. Gucati pati deklaruar në media se këto dokumente tregonin lidhje të Prokurorisë Speciale me Prokurorinë e Serbisë dhe pjesë të veçanta të tyre u bënë publike.

Pas arrestimit të tyre kanë reaguar edhe liderët kosovarë të cilët Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një deklaratë për mediat theksoi se asnjë i pandehur potencial nuk do t’i shpëtojë drejtësisë dhe theksoi se aksionet e djeshme nuk kishin asnjë arsye për të ndodh në atë formë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: