Trajneri i Vllaznisë, Mirel Josa ka dhënë mendimin e tij për humbjen 3-2 ndaj Erzenit.

“Erzeni është skuadër që e ka treguar se cfarë mund të bëjë. E ka rritur lojën. Skuadra ime u godit në dy raste shumë naïve sot. Duhet të ishim më të kujdesshëm. Kishte momente që nuk ishim të vëmendshëm në mesfushë. Te goli i dytë i pësuar kishim sërish besim se do e kthenim dhe e treguam këtë. Duhet të ishim më të qartë, shërbimet për dy qendrat e sulmit duhet të ishin më të mira.

Goli i anuluar i Mala? Balaj nuk ishte fare në trajektore, nuk kishte lidhje me offside. Balaj nuk ndikoi fare te Xhika. Ne edhe me rezultatin 2-0 reaguam dhe kur shkuam 2-1 duhet të ishim më të përqëndruar për të hshkuar te barazimi e jo të pësonim golin e tretë që erdhi nga një keqkuptim.

Nonato është lojtari kryesor i Erzenit. Nuk ishte problemi te markimi personal port e krahu i djathë i joni që solli futjen e topit të Alan te Nonato. Mbrojtësit tentuan që ta kapnin në offside por gabuan. Goli i dytë nuk nisi nga Nonato por nga shmangja e Alan në krah dhe pastaj futi topin për Nonaton.

Pavarësisht kësaj ne në pjesën e dytë reaguam por duhet të ishim më të kujdesshëm. Goli i tretë ishte një mosvendosje e mirë, nuk ishim të vëmendshëm” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb